“Comcast” njoftoi lançimin e “Xfinity Flex”, një platformë streaming me kontrollor vokal, për menaxhimin e pajisjeve dhe shikimin e përmbajtjeve televizive. Shërbimi do të jetë i aksesueshëm për të gjithë përdoruesit e internetit “Xfinity”.

Xfinity Flex është e paketuar me një pajisje televizive 4K HDR që vjen me telekomandën e zërit të “Comcast”, Wi-Fi në shtëpi, shërbime të lëvizshme, të sigurisë dhe të automatizimit.

Shërbimi streaming përfshin mbi 10.000 filma e spektakle televizive, si dhe një guidë dhe një kontrollor vokal të integruar, që u mundëson shikuesve të kërkojnë në “Netflix”, “Amazon Prime Video”, “HBO” e “Showtime”.

Source: Teknologji