“Game of Thrones” është drejt fundit, me sezonin 8 që pritet të transmetohet në vitin 2019. Por, do të pasohet nga spinoff-e, që siç deklaroi dhe krijuesi i historisë, George R.R. Martin, do të jenë 5.

Me sa duket, vendet ku janë xhiruar skenat e serialit tepër të ndjekur e të vlerësuar të “HBO”-së do të ruhen dhe do të shndërrohen në atraksione turistike, pasi të kenë mbaruar funksionin e tyre parësor.

Lidhur me sezonin 8 të “Game of Thrones” nuk flet asnjë, por sipas “The Wrap”, sheshxhirimet e “Winterfell”, “Castle Black” dhe “King’s Landing” janë mes atyre që janë marrë në konsideratë për “Game of Thrones Legacy Project”, që “HBO” dëshiron të krijojë për të ruajtur interesin e fansave pas përfundimit të serialit. Pak a shumë siç ndodhi me “Harry Potter”.

Source: Televizion