Michael Kors po raportohet se do të blejë shtëpinë e modës “Versace”, për 2 miliardë dollarë.

Kompania e Michael Kors është në mision për të shtuar në emrin e tyre edhe një nga brendet më luksoze botërore.

E ajo firmë është shtëpia e njohur italiane e veshjeve, “Versace”.

“Verace” sapo ka prezantuar koleksionin e tyre më të ri Pranverë 2019 në javën e modës në Milano dhe fjalët kanë filluar të qarkullojnë menjëherë të nesërmen, se Michale Kors do të blejë shtëpinë ikonike në një marrëveshje prej 2 miliardë dollarë

Nëse Kors do arrijë të marrë brendin, Familja Versace nuk do të jenë më pronarë të labelit me emrin e tyre për herë të parë që nga formimi i firmës nga stilisti Gianni Versace para 40 vjetëve.

Donatella Versace, e cila është edhe udhëheqësja dhe stilistja aktuale e firmës dhe familja Versace tani posedojnë 80% të kompanisë, pasi kanë shitur 20% në vitin 2014.

Nëse arrihet marrëveshja, familja do të vazhdojnë të kenë rol në kompani në disa kapacitete.

Nëse Kors arrin ta marrë Versace-n, atëherë labeli italian do t’i bashkohet edhe firmës luksoze të këpucëve “Jimmy Choo”, që është blerë nga Kors vitin e kaluar për 1.2 miliardë dollarë. Firma ka në posedim edhe emrin e madhe të stolive, “Tiffany & Co”.

Source: Tendence