Aktorja e famshme kolumbiane Eileen Moreno ka shokuar opinionin publik duke postuar foto ku dukej e gjitha e nxirë pasi ishte dhunuar brutalisht nga partneri i saj. Ajo ka treguar se i dashuri i saj, Alejandro Garcia me të cilin bashkëjetonte e kishte rrahur. Më pas ajo e ka denoncuar të dashurin në polici, por ai e ka mohuar të ketë kryer një vepër të tillë penale. Tani aktorja ka filluar një fushatë sensibilizuese për të ndihmuar gratë që dhunohen.

Source: Tendence