Këngëtarët e famshme  shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Rita Ora janë ndër yjet më të suksesshme të botës në muzikën ndërkombëtare.

Bukuroshet shqiptare do të jenë bashkë edhe në një event botëror të madh.

Bebe Rexha dhe Rita Ora janë bërë edhe mikesha të mira, ato shihet se po kalojnë kohë së bashku edhe nëpër evente të ndryshme jashtë skenës muzikore

Dyshja kudo që shkojnë bëjnë shumë atmosferë dhe sjellin energji pozitive, kështu organizatorët e eventeve të ndryshme mundohen që t’i ftojnë shpesh të paraqiten bashkë.

Kësaj herë, dyshja janë të ftuara speciale për spektaklin ekstravagant të “Victoria’s Secret|, ku do të jenë ndër performueset kryesore të mbrëmjes, dhe me siguri që do ta ndezin atmosferën.

Këngëtarët shqiptare do të paraqiten në pistën ku do të parakalojnë modelet me krahë të engjëjve dhe në të brendshme të koleksioneve të fundit të shtëpisë së njohur të këtyre veshjeve.

Spektakli që organizohet çdo vit, këtë herë zhvillohet më 2 dhjetor e ndër performuesit e tjerë janë edhe The Chainsmokers e Halsey.

Source: Tendence