Shtëpia e David dhe Victoria Beckham u bë shënjestër e hajdutëve për të dytën herë, disa javë pasi persona të maskuar tentuan të hynin me forcë në pronën e tyre.

“Kjo duket një tentativë në vijimësi për të synuar vjedhjen e shtëpisë kur nuk ka njeri në të”, -tha një burim i afërt me familjen. Në vilë nuk kishte njeri në momentin që ndodhi ngjarja. Rojet e sigurisë dhe qentë larguan furacakët nga shtëpia prej 6 milionë paund në Great Tew, në Oxfordshire.

Sipas “Daily Mail”, familja e famshme është e detyruar të rishikojë masat e sigurisë dhe nëse do të jetë e nevojshme do t’i shtojë rojet.

Një burim deklaroi për “The Sun” se fatmirësisht shtimi i masave të sigurisë me qentë mbrojtës dha rezultat pas tentativës së parë, më 19 tetor.

Source: Tendence