Me qindra njerëz kanë qenë prezentë në Detroit aty ku po mbahen homazhet për këngëtaren Aretha Franklin. Mbretëresha e muzikës “soul” u nda nga jeta në datën 12 gusht në moshën 79-vjeçare, nga kanceri në pankreas. Trupi i pajetë i të ndjerës është vendosur në muzeun e historisë afro-amerikane, ku do të qëndrojë për dy ditë. Shtëpia e funeralit që është përgjegjëse për homazhet e këngëtares ka bërë të ditur se Franklin do të përcillet deri në fund si një divë e vërtetë. Gjatë ditëve që do të qëndrojë në muze, familjarët e saj kanë kërkuar që t’i ndryshohen veshjet e saj.

Source: Tendence