Ka lindur në Hells Kitchen, një nga lagjet me famëkeqe të New York-ut, djalë i një berberi me origjinë nga Puglia dhe i një astrologeje dhe ish-balerinë. Ka pasur ndërlikime në momentin e lindjes që i shkaktuan një paralizë në anën e majtë të fytyrës. Ka vuajtur nga rakitizmi dhe belbëzimi. Për të paguar studimet e aktrimit, ka punuar si berber, biletashitës në një kinema dhe punonjës pastrimi në Kopshtin Zoologjik të New York-ut, ku ka treguar se aty është ‘përshëndetur’ shumë herë nga luanët në hyrje të kafazit me urinë në kokë.

 

Gjithmonë ka pranuar se pëlqen ushqimin e hedhur dhe se ka ngrenë gjithmonë shumë, që kur ishte fëmijë. Në vitin 1969 mori pjesë në një film soft-porno me titull “The Party at Kitty and Stud’s.” Në atë kohë ishte dëbuar nga shtëpia dhe ishte një i pastrehë. Ose do të bënte filmin ose do të grabiste dikë.

Në vitin 1971, jetonte në një tunel minjsh sipër një stacioni metroje bashkë me qenin dhe mikun e tij më të mirë Butkus. Në moshën 26-vjeçare, plotësisht i dërrmuar, kishte vetëm dy palë pantallona dhe një palë këpucë me vrima. Disa vitë më vonë, për t’u ushqyer vendosi që të shiste qenin e tij për 40 dollarë.

Gjatë një audicioni për aktorë, Stallone vendosi të luante kartat e tij dhe pak para se te largohej nga studioja i tha producentëve se përveç aktrimit, kishte edhe një pasion për të shkruar. Për tre dite ai shkroi historinë e Rocky, historinë e jetës së tij dhe suksesi i atij filmi i ndryshoi jetën përgjithmonë.

 

 

 

Source: Tendence