Këngëtarja irlandeze Sinead O’Connor njoftoi se ka ndryshuar fe dhe tani është konvertuar në myslimane. Artistja, e njohur për hitin e vitit 1990 “Nothing Compares 2 U”, tha se tani quhet Shuhada.

Në një mesazh në “Twitter”, ajo falënderoi vëllezërit myslimanë për mbështetjen dhe tha se ky vendim ishte përfundimi i natyrshëm i rrugëtimit të çdo teologu inteligjent. Këngëtarja postoi dhe një video ku bën një falje islamike.

Imami irlandez, Shaykh Dr Umar al-Qadri postoi një video të këngëtares, duke thënë deklaratën islame të besimit.

Nuk është hera e parë që O’Connor, që vjet e ndryshoi ligjërisht emrin në Magda Davitt, ka folur publikisht për fenë.

Në vitin 1992, krijoi polemika pasi grisi një foto të papës direkt në një televizion amerikan. Shtatë vjet më vonë, ajo u shugurua nga një kishë në Lourdes. Kisha Katolike, e cila nuk lejon që gratë të bëhen priftëresha, nuk e njohu këtë ceremoni.

Source: Tendence