Vajza e mbretit të pop-it, Paris Jackson ka tentuar të vrasë veten. Për fat të mirë modelja ia doli të jetojë dhe u lirua nga spitali. Paris u fotografua ndërsa doli nga spitali dhe mbante veshur një xhaketë ku shkruhej: “Jam mirë.”

Ajo  u shtrua në spital pasi tentoi të vriste veten. Sipas burimeve vendimi i saj për t’i dhënë fund jetës ishte për shkak të pasojave të dokumentarit “Leaving Neverland”, skandal ku është përfshirë babai i saj i ndjerë.

Policia mori një telefonatë nga shtëpia në LA e Paris rreth orës 7:30 të mëngjesit. Atyre iu tha se vajza e vetme e Jackson kishte prerë damarët, raporton TMZ. Më pas, Paris u transportua në spital dhe aktualisht është në gjendje të qëndrueshme për jetën.

Sipas burimeve modelja e bëri këtë pas akuzave të bëra kundër babait të saj në dokumentar, ku dy burra Wade Robson dhe James Safechuck akuzojnë Michael se i abuzoi seksualisht kur ishin fëmijë.

Source: Tendence