Një tjetër akuzë për abuzim seksual po rëndon mbi aktorin Kevin Spacey. Sipas “The Guardian”, denoncimi është bërë nga një masazhator në Kaliforni. Agresioni supozohet të ketë ndodhur rreth dy vjet më parë në Malibu. Aktori po hetohet ndërkohë nga policia në SHBA dhe Britani për ngacmime të mundshme seksuale.

Në denoncimin, e paraqitur në gjykatën e Los Anxhelosit, specifikohet që ish-protagonisti i “House of Cards” detyroi masazhatorin ta prekte dhe më pas tentoi që ta puthte. Sipas deklaratës së djalit, ai i ishte kthyer duke i thënë: “Çfarë po bën? Kjo është qesharake. Jam një profesionist dhe me këtë punë mbaj familjen. Kam një djalë”.

“Sjellja e Spacey-t ishte ekstreme dhe e egër. Ai veproi me përbuzje përçmuese për të drejtat dhe ndjenjat e masazhit dhe me indiferencë të qëllimshme ndaj vuajtjes që do ta pasonte”, -lexohet në raport.

Source: Tendence