Gjermani pay-TV “Sky Deutschland” do t’i dedikojë një kanal pop-up yjeve të aksionit Dwayne Johnson e Jason Statham.

Më 1-4 gusht, “Sky Cinema Johnson vs Statham HD” do të ofrojë filma të rinj si “Rampage – Big Meets Bigger”, “Skyscraper”, “Jumanji: Welcome to the Jungle”, “Meg”, si dhe sagën “The Expendables”.

Kanali, që zëvendëson përkohësisht “Sky Cinema Action”, ofrohet me rastin e daljes në kinema në gusht të filmit “Fast & Furious: Hobbs & Shaw”, me protagonistë kryesorë pikërisht Johnson e Statham.

 

Source: Teknologji