Sky dhe Netflix po përgatiten të lançojnë shërbimin e përbashkët në Britani. Katalogu Netflix do të integrohet në Sky Q dhe shikuesit do të kenë mundësi të përfitojnë nga risia në nëntor.

Risia në fakt nuk është mundësia për të bashkuar sa më shumë shërbime, por fakti se Netflix do të integrohet në Sky Q dhe në shërbimet Sky. Nuk do të ketë vetëm një aplikacion, por serialet, filmat dhe dokumentarët Netflix do të integrohen në shërbimin Sky Q, do të përzihen bashkë, në mënyrë që shikuesit ta kenë më të lehtë t’i gjejnë, pa e vrarë mendjen se në cilën platformë janë.

Gjithashtu, një tjetër risi është edhe Sky Q Spotify, që pritet të lançohet në javët në vazhdim, ku do të mund të dëgjohet muzikë nga televizori përmes Sky Q.

Source: Teknologji