“Sky” dhe “Netflix” po përgatiten të lançojnë shërbimin e përbashkët në Britani. Katalogu “Netflix” do të integrohet në “Sky Q” dhe shikuesit do të kenë mundësi të përfitojnë prej nëntorit.

Paketa e re e abonimit parashikohet të jetë shërbimi më i madh televiziv on-demand në vend.

Risia në fakt nuk është mundësia për të bashkuar sa më shumë shërbime, por fakti se “Netflix” do të integrohet në “Sky Q” dhe në shërbimet “Sky”.

Nuk do të ketë vetëm një aplikacion, por serialet, filmat dhe dokumentarët e “Netflix” do të integrohen në shërbimin “Sky Q”, do të përzihen bashkë, në mënyrë që shikuesit ta kenë më të lehtë t’i gjejnë, pa e vrarë mendjen se në cilën platformë janë.

Source: Teknologji