Historitë e “Orange Is the New Black” mund mos të përfundojnë në vitin 2019. Një muaj pas deklaratës së sezoni 7 do të jetë dhe i fundit, Kevin Beggs, president i “Lionsgate Television”, deklaroi se po diskutohet për të pasur një vazhdim.

“Po diskutojmë dhe kur të vijë koha e duhur do të flasim më thellë për një vazhdim me ideatoren Jenji Kohan”, -deklaroi Beggs. “Jemi vërtet krenarë që “Orange Is the New Black” ka zgjatur kaq shumë. Është një ndër serialet më të ndjekura të “Netflix”. Mos harroni se jemi ne ata që kanë të drejtat e serialit”.

Ndërsa Kohan pati deklaruar kohë më parë: “Pas 7 sezonesh është koha për të dalë nga burgu. Do të më mungojnë të gjithë. Zemra ime është portokalli, por me dritëhije të zezë”.

Source: Televizion