Shefi i “Snap”, Evan Spiegel, iu drejtua punonjësve të kësaj platforme, përmes një letre të brendshme, se dëshiron fokusimin te prodhimet origjinale, si objektiv për vitin 2019. Me sa duket, shoqëria po ndryshon strategji, pasi ka hartuar një listë me tituj të rinj origjinalë dhe dokumentarë me seri. Aplikacioni pritet të lançojë të parët episodë të dy serialeve, si dhe disa dokumentarë.

“Class of Lies” flet për disa të rinj të cilët mundohen të zgjidhin zhdukjen e mikut të tyre. “Co-Ed” është një serial rreth LGBT, mbi një grup të rinjsh në universitet. Ndërsa “Endless Summer” flet për jetën e “influencer”-ve Summer McKeen e Dylan Jordan.

Këta tituj të rinj janë hapi i parë drejt formatit “Snap Originals”, që shumë analistë e kanë cilësuar si një tentativë për t’i ngjasuar “Netflix” dhe për të hyrë në botën e prodhimeve origjinale, ashtu sikurse kanë bërë shumë platforma të tjera.

Source: Teknologji