Asnjë si ajo! 2 “Oscar” (me “La Ciociara” u bë e para aktore jo në gjuhën angleze që e fitonte), 5 “Golden Globe”, 1 “Luan i Artë”, 1 “Coppa Volpi”, 1 çmim në Cannes, 1 “Ari i Artë” në Berlin, 7 “David di Donatello”. Kjo është Sophia Loren, ylli i kinemasë italiane që ka shkëlqyer edhe në botë, feston 84-vjetorin e lindjes.

Gjatë karrierës së saj, Loren ka punuar me regjisorë të njohur, si Charlie Chaplin, Sidney Lumet, Michael Curtiz dhe italianët Vittorio De Sica, Ettore Scola, Mario Monicelli, Dino Risi. Sot, 84 vjeçe, Sofia rikthehet në sheshxhirim, drejtuar nga i biri, Edoardo Ponti, për xhirimet e filmit “La vita davanti a sé”.

Sofia Villani Scicolone, e njohur si Sophia Loren, e lindur në Romë, më 20 shtator 1934, është cilësuar më shumë se një yll, një legjendë, simboli i kinemasë italiane dhe asaj amerikane. Shumë urime, Sophia!

Source: Tendence