Personazhet e animuar të “Looney Tunes” do të gjallërohen sërish në fushën e basketbollit me “Space Jam 2”, me protagonist kryesor yllin e NBA-së, LeBron James.

Shoku i fëmijërisë së LeBron dhe regjisori Maverick Carter zbuloi se filmi nuk do të jetë në formën e vazhdimit të klasikut të vitit 1996, por një ribërje.

Carter deklaroi për “The Hollywood Reporter”: “Kemi parë një film që ishte i mirë, tani do të mundohemi të bëjmë një tjetër që të jetë i shkëlqyer”.

Ai foli dhe për mundësinë e rikthimit të Michael Jordan: “Do të ketë edhe një rol për Michael nëse dëshiron të rikthehet. Por ai është i madhi Michael Jordan. Pavarësisht nëse LeBron i telefon, ai do të bëjë atë që do të bëjë. E ka fituar këtë të drejtë”.

Source: Televizion