“SPI International / Filmbox” do të lançojë “Timeless Drama Channel” (TDC), një kanal i ri televiziv mbarëbotëror i dedikuar serialeve dramë turke.

          “TDC” do të transmetohet në HD dhe tani është i disponueshëm për shpërndarje në platformat DTH, rrjetet kabllore, TV mobile dhe smart, si dhe shërbimet OTT në mbarë botën.

“Këto prodhime tashmë kërkohen në territoret e Europës Qendrore dhe Lindore, në Afrikën e Jugut, në Azi dhe Amerikën Latine. “SPI”-ja po u përgjigjet kërkesave duke ofruar operatorëve televizivë një kanal HD linear me seriale turke të cilësisë së lartë”, -deklaroi administratori i përgjithshëm i “SPI/Filmbox”, Berk Uziyel.

Source: Teknologji