Janë gati për t’u rikthyer në skenë për turneun e shumëpritur të ribashkimit, që pritet të nisë në qershor. Dhe për rikthimin e bujshëm, “Spice Girls” kanë bashkëpunuar me një ndër dixhejt më të famshëm të momentit, Diplo, për një këngë verore.

Lajmi u publikua në “The Sun”, bazuar në një burim: “Diplo është një fans i madh i “Spice Girls” dhe kërkon që ta përcjellë muzikën e tyre dhe te gjeneratat e reja. Ka përpunuar një këngë të njohur të grupit britanik të vajzave për ta sjellë në një version të stilit 2019”.

“Mel B, Mel C, Emma Bunton e Geri Horner dhanë me gëzim aprovimin dhe pasi dëgjuan versionin e ri janë tepër entuziaste për rilançimin”.

Source: Tendence