Me sa duket, zërat për një version më të gjatë të “Spider-Man: Far From Home” u konfirmuan. “Variety” shkroi se filmi i Jon Watts do të rikthehet në kinema me 5 minuta skena të shtuara të papublikuara më parë.

Pas suksesit të “Avengers: Endgame”, kërkuar nga “Disney”, edhe “Sony” veproi në të njëjtën mënyrë. Në versionin e ri të “Spider-Man: Far From Home” do të përfshihen sekuenca të prera nga montazhi i origjinalit.

Filmi me Tom Holland ka kaluar zyrtarisht “Skyfall”, duke u bërë projekti kinematografik me më shumë arkëtime në historinë e “Sony Pictures”. Dhe rekordi pritet të perfeksionohet.

Source: Televizion