Goditje e rëndë për fansat e Marvel Cinematic Universe, pas lajmit se ka probleme me akordin Marvel/Sony për “Spider-Man”, gjë që mund të çojë dhe në përjashtimin e personazhit nga MCU.

Sipas “Deadline”, pavarësisht finales së çështjes, lidhur me suksesin e “Spider-Man: Far From Home”, “Sony Pictures” synon ta përdorë ende personazhin e interpretuar nga Tom Holland. Si i ambientuar në Marvel Cinematic Universe apo jo, me sa duket, Peter Parker do të shihet sërish në ekran në të ardhmen.

“Deadline” shton se do të zbatojë kontratën me Holland dhe do të realizojë edhe dy filma të tjerë si solist të personazhit të interpretuar prej tij.

Source: Televizion