“Forbes” publikoi një statistikë, sipas së cilës, Pierce Brosnan është agjenti James Bond që ka vrarë më shumë në filmat “007”, me 135 viktima në katër filmat që ka interpretuar. Ndërsa në fund të listës qëndron George Lazenby, me 5 viktima në shfaqjen e tij kinematografike.

Sipas “Forbes”, në filmat “Bond” ka pasur një total prej 405 të vrarësh, që do të thotë se ¼ e tyre e ka shkaktuar 007-ta i Brosnan.

Sean Connery dhe Roger Moore kanë interpretuar secili në 7 filma “James Bond” dhe nuk e kanë arritur të dy numrin e Brosnan në vetëm 4 filma. Moore renditet i dyti, me 90 viktima në filmat ku ka luajtur. Edhe Daniel Craig, i cili po ashtu është shfaqur në 4 filma, nuk i afrohet Brosnan.

Gjithsesi, këto statistika mund të ndryshojnë me daljen e “Bond 25”, ku Agjenti 007 interpretohet sërish nga Craig.

Source: Televizion