Pasi “Roma” për pak fitoi çmimin “Oscar” si filmi më i mirë këtë vit, Steven Spielberg dëshiron të bëjë një lëvizje përfundimtare kundër “Netflix”. Regjisori i famshëm do t’i propozojë Akademisë një rregull për t’i bërë filmat e gjigantit të streaming të pa nominueshëm për çmimet historike në Hollywood.

Steven e ndjen shumë ndryshimin mes filmave të destinuar në streaming dhe atyre të destinuar në kinema. Do të ishtë shumë i lumtur nëse anëtarët e tjerë të Akademisë do të jenë dakord me të kur të flitet në takimin e Academy Board of Governors. Të shohim së çfarë do të ndodhë”, deklaroi zëdhënësi i Spielberg.

Source: Televizion