“The Walking Dead” dhe “Stranger Things” u vlerësuan me çmime në “Global TV Demand Award”, si serialet më të kërkuar të vitit 2018.

Sipas “Parrot Analytics”, “The Walking Dead” u vlerësua si seriali televiziv më “in-demand”, ndërsa “Stranger Things” seriali origjinal digjital më “in-demand”.

“Stranger Things” u bë menjëherë një fenomen për “Netflix”, kur u lançua për herë të parë në platformën “streaming”, në vitin 2016. Tashmë seriali fantashkencë ka arritur në sezonin 3, që pritet të transmetohet në verën e këtij viti. Ndërsa “The Walking Dead” nuk di të ndalet, duke arritur sukses edhe pas sezonit 9.

Source: Televizion