Will Smith konfirmoi se po bisedohet që “Suicide Squad” të ketë një spinoff të fokusuar te Deadshot. Pas linçimit të universit të filmave “DC”, “Warner Bros. Pictures” po shikonte mundësinë e zgjerimit me “Suicide Squad” të David Ayer në verën e vitit 2016.

Edhe pse filmi i parë “Suicide Squad” u cilësua si dështim nga kritika, pati një sukses të madh në arkëtime, me mbi 745 milionë dollarë në rang botëror. Madje, pa dalë në Kinë, tregu i dytë më i madh kinematografik në botë pas atij amerikan.

Studioja nisi të punonte për një vazhdim dhe madje për disa spinoff-e, njëri prej të cilëve do të jetë i përqendruar te Deadshot. Edhe pse asgjë ende nuk është konkretizuar, Smith është shprehur tepër i interesuar.

Source: Televizion