“Shallow”, një ndër këngët e filmit “A Star Is Born”, është stacionuar në vendin e parë të klasifikimit të “Worldwide iTunes Song Chart”, tashmë prej 44 ditësh.

Kënga është realizuar nga Lady Gaga dhe Bradley Cooper, i cili shfaqi aftësitë e tij në botën muzikë, pikërisht me këtë këngë për filmin.

Gaga premtoi se nëse kënga do të nominohet në “Oscar”, do të jetë e lumtur ta këndojë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, së bashku me partnerin artistik, aktorin Cooper.

Sipas medies, këngëtarja mund të kandidohet në “Oscar”, në kategorinë “Aktorja më e mirë”, për interpretimin e ndjerë në film.

Source: Tendence