“Avengers: Endgame” po i afrohet akoma më shumë “Avatar”. Duhen edhe rreth 58 milionë dollarë që ta kalojë në arkëtime, 2.7 miliardë dollarë, për të arritur në krye të klasifikimit dhe për t’u futur në histori.

Universi “Marvel” ka dhe një superhero tjetër, Nem, i mbiquajtur “The Infinity Watcher”, fansi rekord që e ka parë kapitullin final të “Infinity Saga” 103 herë.

Një tjetër fans publikoi foton e tij ndërsa u ndeshën në kinema dhe shkroi në “Twitter”: “Sot legjendari Nem e pa të njëjtin film në kinema për herën e 103-të. Nderime, vëlla”.

Fansi më i tërbuar i këtij universi ka shpenzuar 1339 dollarë, duke marrë parasysh se çmimi i një bilete në Amerikë është 13 dollarë.

Source: Televizion