Kanë kaluar pak orë që kur Dua Lipa publikoi kolonën zanore të filmi “Alita: Battle Angel”, ‘Swan Song’ dhe janë regjistruar mbi 2 milionë klikime në “YouTube”.

Kënga po rezulton një sukses i jashtëzakonshëm për Duan, e cila është bërë pjesë e disa skenave të filmit për të sjellë videoklipin muzikor. “Alita: Battle Angel” është një film fantastiko-shkencor që do të pushtojë të gjitha kinematë botërore. Filmi do të dalë në kinema në Ditën e të Dashuruarve, 14 shkurt.

Source: Tendence