Sylvester Stallone po punon prej vitesh për skenarin e filmit biografik mbi shkrimtarin Edgar Allan Poe dhe me sa duket është në rrugë të mbarë.

Gjatë karrierës së tij, Stallone ka qenë skenarist i filmave që kanë lënë shenjë në kinematografi, si “Rocky”, “Rambo”, “Staying Alive”, “Cliffhanger”, “The Expendables” dhe “Creed II”.

Sly postoi në “Instagram” një video, ku i premton fansave se do të përfundojë skenarin për biografikun mbi Allan Poe, për të cilin po punon prej dekadash: “Është rrugë e gjatë për të arritur objektivat, por ia vlen ta bësh udhëtimin”.

Source: Televizion