Ylli i filmit “Rambo 5: Last Blood” Sylvester Stallone raportohet se u tërhoq nga realizimi i këtij filmi pasi ky projekt iu refuzua. Rambo ka një udhëtim tepër unik si personazh. “First Blood” u bazua në novelën me të njëjtin titull dhe pasi dështoi me aktorët Steve McQueen dhe Dustin Hoffman, ishte Stallone që firmosi për këtë film.

Pas një dekade në “ferr”, “Rambo 5: Last Blood” më në fund ka nisur xhirimet, ku Rambo shkon në Meksikë për të shpëtuar vajzën e shokut të tij nga një kartel droge. Në një intervistë me “Culture Creature”, autori i “Last Blood” David Morrell shpjegon se ai ka bashkëpunuar me Stallone në një histori për “Rambo 5” që nuk është përdorur.

Në vitin 2015, kur Stallone po punonte me filmin ‘Creed’, me telefonoi dhe më kërkoi të bashkëpunoja për filmin e pestë të ‘Rambo’. Çdo fundjavë nga muaji mars në prill kemi pasur shumë bashkëbisedime. Ai dhe unë punuam për një histori, e cila ishte një histori emocionuese dhe e fuqishme, për të cilën nuk mund të flas. Stallone shkoi te producentët dhe ata i thanë së dëshironin një film rreth trafikimit njerëzor. Ky refuzim bëri që Stallone të hiqte dorë nga ky projekt dhe u surprizova kur mora vesh lajmin për filmin e pestë të ‘Rambo’”, deklaroi Morrell.

Source: Televizion