Quentin Tarantino njoftoi se bashkëshortja e tij, këngëtarja e aktorja Daniella Pick, është shtatzënë. Regjisori do të bëhet baba për herë të parë në moshën 56-vjeçare.

Tarantino e Pick, 35 vjeçe, u takuan për herë të parë në vitin 2009, në turneun e promovimit të “Inglourious Bastards”, dhe u fejuan zyrtarisht në qershor 2017, pasi u frekuentuan për një vit.

Çifti u martua në vitin 2018 në një event që “People” e përshkroi si një ribashkim të vërtetë të “Pulp Fiction”, pasi ishin të pranishëm edhe Bruce Willis, Samuel L. Jackson e Uma Thurman.

Source: Tendence