“Paramount Pictures” publikoi imazhin e parë zyrtar të “Rocketman”, filmi biografik, ku Taron Egerton interpreton Elton John. Aktori shfaqet i veshur me xhaketë të verdhë të shkëlqyeshme, me këpucë me platformë dhe padyshim nuk mund të mungonin syzet e famshme të këngëtarit britanik.

“Rocketman” është përshkruar si një muzikal fantazi për vitet e para të karrierës së John, duke treguar rrugëtimin e tij drejt suksesit, problemet me drogën, deri te fama ndërkombëtare.

Në film interpretojnë edhe Jamie Bell, Gemma Jones, Bryce Dallas Howard e Richard Madden. Regjisori është Dexter Fletcher, ndërsa producentë janë vetë Elton John dhe bashkëshorti i tij David Furnish. Filmi pritet të dalë në kinema, në fillim në Angli, më 31 maj 2019.

Source: Televizion