Ndërsa të gjithë e donim Netflix, por edhe platformat e tjera streaming për të vetmin fakt se nuk do të kishim asnjë problem me shikimin e një seriali apo filmi pa pasur frikën e ndërprerjes së tij për shkak të hapësirës së reklamave, një lajm i ri ka ardhur. Netflix është duke planifikuar të transmetojë reklama tek abonentët në disa territore.

Që në fillimet e veta Netflix nuk ka pasur reklama gjatë shikimit të materialeve që disponon, por tani mesa duket është duke ndjekur hapat e transmetuesve të mëdhenj si Sky, që shfaq reklama edhe për abonentët premium.

Netflix ka filluar ndërkohë testimet në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA për të vazhduar më pas në vende të tjera duke ofruar gjithashtu edhe opsionin  “skip” që mundëson kështu “injorimin” e reklamës në rast se abonenti nuk është i interesuar për të.

Source: Teknologji