Për çdo publikim, Taylor Swift vendos rekord pas rekordit. Albumi i ri “Lover”, që doli më 23 gusht, është shndërruar në diskun më të shitur në SHBA, për vitin 2019.

18 këngët u bënë menjëherë trend në “Spotify”, duke arritur në 2 milionë stream vetëm në ditën e debutimit dhe u pozicionuan në Top 50 të këngëve më të dëgjuara në platformë.

“Lover” gjeneroi 1.5 miliardë stream në total dhe rreth 1 milion prenotime paraprake në të gjithë botën.

Source: Tendence