25 nëntor është Dita Botërore Kundër Dhunës Ndaj Femrave dhe është momenti për të reflektuar mbi kulturën e respektit në marrëdhënie dhe për t’i thënë “mjaft” abuzimeve.

Janë të shumtë personazhet e njohur të ekranit që kanë folur rreth kësaj teme dhe kanë ngritur zërin kundër dhunës.

Një prej tyre është Ermal Meta, i cili ka folur për dhunën dhe në skenën e Sanremos, me këngën “Vietato morire”. Këngëtari shqiptar është bërë mbështetësi dhe imazhi kryesor i fushatës në Itali kundër dhunës në familje, i cili përmes një mesazhi fton njerëzit që të denoncojnë dhunën dhe t’u drejtohen strukturave përkatëse që ndihmojnë në këtë drejtim.

 

 

Nicki Minaj ka folur për dhunën në familje, por edhe për një marrëdhënie të saj të dhunshme dhe ka bërë gjithnjë apel që njerëzit mos t’i durojnë këto lloj lidhjesh, por të ngrenë zërin dhe të bëjnë që të vlejnë.

Një tjetër zë mbrojtës ndaj femrave është edhe aktorja Emma Watson, e cila është pjesë e organizatave ndërkombëtare që trajtojnë këto tema. E ka ngritur gjithnjë zërin në mbrojtje të femrave dhe s’ka pasur frikë të flasë hapur.

Source: Tendence