“Samsung” kërkon ta shtyjë teknologjinë LCD përtej limiteve. Çdo vit, me daljen e televizorëve të rinj, përmirësimet janë të dukshme, por me gamën 2019 kompania koreane arriti aty ku kritikat kanë qenë goxha të forta.

Q90R ka arritur majat, një televizor në gjendje të dhurojë kënaqësi, teknologjikisht i përparuar dhe i pajisur me zgjidhje unike të panoramës televizive, si kuti për lidhje të jashtme.

Sapo ndizet televizori, korniza metalike që rrethon panelin duket sikur zhduket, falë edhe modelit 65 polsh që zë gjithë fushën vizive. Gjithçka bëhet njësh, pa anë për të penguar pamjen dhe eksperienca e shikimit është gjithnjë një hap përpara për të kënaqësinë e publikut.

Source: Teknologji