Një kompani britanike ka nxjerrë në treg televizorin e parë që furnizohet me energji diellore. LED TV 22 polsh është televizori ideal për vendet e botës që nuk kanë instalime energjetike.

Televizori i “Cello” është i thjeshtë në përdorim, panelet diellore dhe antena inteligjente janë të dukshme dhe janë të vendosura në pjesën e jashtme të tij. Nëse është e nevojshme mund të ndërrohet bateria e brendshme.

Një tjetër avantazh është dhe vendi i USB-së që mund të përdoret dhe për karikimin e celularit.

Sistemi i “Smart Energy Management” ofron deri në 10 orë punë. Ai përbëhet nga dy panele diellore 30W, një antenë inteligjente VHF/UHF dhe bateri me përmbajtje litiumi e joni.

Source: Teknologji