“Samsung” ka prodhuar një televizor 8K që nuk është vetëm për shfaqje. TV i ri 85-inç Q900FN, lançuar para shfaqjes tregtare IFA në Berlin, ka katër herë më shumë pikselë sesa televizioni tipik 4K TV dhe do të arrijë në dyqanet e ShBA-së këtë tetor.

Televizioni QLED, që nuk duhet të ngatërrohet me OLED, mbështet standardin e ri HDR10 +, i cili optimizon nivelet e ndriçimit, në mënyrë që përmbajtja të mos duket më e errët se sa ishte menduar fillimisht.

Ndoshta teknologjia më e rëndësishme në Q900FN është 8K rritëse me fuqizim nga inteligjenca artificiale. Kur shikoni përmbajtjen me rezolucion më të ulët në televizor, pavarësisht burimit, procesori i televizorit do ta rrisë atë në mënyrë inteligjente në 8K.

Specifikat e tjera mbresëlënëse përfshijnë One Remote, i cili njeh pajisjet e tjera të lidhura me televizorin dhe One Invisible Connection, që është një term i zbukuruar për kabllo optike dhe të energjisë që mbështetet në një kabllo të vetme.

Ende nuk ka ndonjë informatë për çmimin.

Source: Teknologji