LG Display prezantoi dritat Crystal Sound OLED. Kjo teknologji bën që televizori të emetojë tingujt direkt nga paneli OLED, thuajse e njëjta e përdorur te TV OLED Sony A1 e AF8.

Kompania koreane aplikoi të njëjtën ide te panelet OLED të projektuar për ndriçim. Te televizorët përdoren aktivizues për të krijuar tinguj përmes vibrimeve në panelet OLED. Një grup dritash vendosen pranë televizorit, duke shërbyer si altoparlant.

Kjo është hera e parë që kjo teknologji përdoret direkt të panelet e dritës OLED, që do të thotë se llambat në shtëpi mund të përdoren si altoparlant.

LG ka menduar edhe për muzikën nëpër lokale, ose për të emetuar tinguj nëpër muze. Dritat CSO mund të zëvendësojnë edhe sistemet e alarmit për zjarrin.

Source: Teknologji