“Black Panther” mori tre nominime për “Golden Globes 2019”, por asnjë çmim. Fansat janë tërbuar dhe kanë reaguar në rrjetet sociale.

Fituesi i “Golden Globes” ishte Rami Malek dhe “Bohemian Rhapsody”, duke lënë duarthatë “cinecomic” me regji të Ryan Coogler.

Fansat e këtij filmi, që theu rekorde ngado në botë, kanë reaguar për snobimin e bërë në këtë event në të tre kategoritë ku ishte nominuar, “Filmi më i mirë dramatik”, “Kolona më e mirë zanore” dhe “Kënga më e mirë”, “All The Stars”, e Kendrick Lamar, Anthony Tiffith, Mark Spears, Solana Rowe e Al Shuckburgh.

“Marvel Studios” kanë lobuar shumë për filmin me protagonist Chadwick Boseman, në këtë sezon çmimesh, por pa asnjë rezultat deri tani.

Ja disa reagime të fansave në “Twitter”:

Source: Televizion