Në pritje për daljen në kinema të “Shazam!”, i David F. Sandberg, “cinecomic” i markës “DC Films”, me protagonist kryesor Zachary Levi, producenti Peter Safran foli edhe për prodhimet e tjera “The Batman” i Matt Reeves dhe “Joker” i Todd Phillips.

“Shazam është një personazh jashtëzakonisht argëtues, gjithçka e ka përqendruar te realizimi dhe kënaqësia e dëshirave. Toni duhet të jetë patjetër ironik dhe i lehtë, gjë e kuptueshme për një zhanër të tillë. Në kundërshtim me Aquaman ka një ton fantastik, sepse është ndryshe, ashtu si dhe Wonder Woman. Më pas janë Batman e Joker, të cilëve u shkon për shtat një ton i fortë, i zymtë dhe i errët dhe kjo do të shihet në filmat e ardhshëm të tyre”.

Source: Televizion