Aktori Jim Parson zbuloi gjatë një interviste arsyet e përfundimit të “The Big Bang Theory”, pas sezonit 12.

“Nuk ka asnjë arsye negative që i shtynë krijuesit të vendosnin për t’i dhënë fund serialit”, -tha Parson. “Ideja e fansave është se meqë e kemi bërë për kaq kohë mund të vazhdojmë ta bëjmë edhe për shumë vite të tjera. E vërteta është se po të duam mund të vazhdojmë të ecin përpara për shumë sezone, por kjo do të bënte që të binte cilësia e episodeve. Është ezauruar thuajse gjithçka ishte për t’u shfaqur”.

Aktori shtoi: “Mendoj se ka ardhur momenti i duhur për ta bërë. Flas nga një këndvështrim personal. Nuk e kam idenë se ç’do të ndodhë vitin tjerr. Nuk kam ende asnjë objektiv specifik për momentin. Kur seriali të përfundojë do të jetë shumë e trishtë, edhe duke e ditur se jemi të gjithë dakord që ka ardhur momenti për t’i dhënë fund. Është e vështirë t’u thuash lamtumirë personave me të cilët ke kaluar shumë vite të jetës tënde”.

Episodet e reja të “The Big Bang Theory” pritet të transmetohen në SHBA prej 10 janarit.

Source: Televizion