“The Brave” është një film i frymëzuar nga ngjarjet e Lazaratit, që trajton luftën e një oficeri të pakorruptuar të policisë kundër mafies së hashashit që ka pushtuar një fshat shqiptar.

Është një bashkëpunim shqiptaro-amerikan, me aktorë të njohur të vendit tonë si Besart Kallaku, Ervin Bejleri, Salsano Rrapi, kosovarin Mensur Safqiu si dhe amerikanë e rusë; Armand Assante, Louis Mandylor, Ravshana Kurkova, Gosha Kutsenko, e Ivan Makaerivich.

Filmi, që ka si kompani prodhuese edhe “DigitAlb”, do ta ketë premierën në Tiranë më 4 tetor dhe prej 5 tetorit do të shfaqet në të gjitha kinematë në Shqipëri e Kosovë.

Source: Televizion