“The Brave” pati premierën edhe në Kosovë. Filmi ka në fokus të tij ka luftën e policëve të Repartit të Neutralizimit të Elementit të Armatosur, kundër mafiozit Frank Pedulla dhe grupit të tij.

Një skuadër elitë e policisë shqiptare, Skuadra Shqiponjat, e specializuar për ndërhyrje të shpejtë ngarkohet me detyrën për të ndjekur një kriminel vendas të quajtur Ilir. Qëllimi i aksionit është të kapet Iliri në përpjekje për të luftuar prostitucionin dhe drogën që ka pllakosur kryeqytetin shqiptar. Gjithçka komplikohet papritur kur gjatë aksionit, miku më i mirë i Ilirit del që është një polic i infiltruar i Reneas, i quajtur Rei Cana, i painformuar që një repart tjetër i policisë po kryente një aksion aty. Kjo situatë bënë që Skuadra Shqiponjat të zhvendoset nën drejtimin e Agim Hoxhës tek RENEA. Kapiten Hoxha u shpjegon të rinjve se droga dhe prostitucioni të komanduara nga grupe kriminale ndërkombëtare janë një nga objektivat kryesorë të punës që i pret.

Ndërsa vendi pret të afrohet më pranë hyrjes në BE, ka një urdhër nga lart për të pastruar vendin nga korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe për të restauruar besimin popullor tek forca e ligjit. Por a do të arrijë ky ekip që të realizojë objektivat e tij duke përfshirë edhe kapjen e mafiozit Frank Pedulla. Duke operuar nga jashtë, italo-amerikani Pedulla është zemra e krimit dhe trafiqeve që kanë pushtuar

Shqipërinë dhe është në dorën e Reit dhe ekipit të tij që të zbulojnë veprimtarinë e tij e ta sjellin para drejtësisë.

Sipas producentit Mark Crawford, i cili ishte i pranishëm në konferencën e realizuar për këtë film, qëllimi i këtij filmi është që të tregohet se në Shqipëri ka njerëz të cilët janë të guximshëm dhe duan që ta luftojnë krimi.

Filmi “The Brave”, është një produksion hollivudian shqiptaro-amerikan, me regji të William Kaufman. Në film luajnë aktorë të njohur Hollivudi si Armand Assante (që ka luajtur dhe te filmi “Gotti”) e Louis Mandylor (i njohur nga “My Big Greek Fat Wedding” – Martesa Ime Greke), por dhe aktorët më të famshëm rusë, Ravshana Kurkova e Yuriu Kutsenko. Në film nuk mungojnë edhe aktorët shqiptarë, Bes Kallaku, Vin Bejleri, Mensur Safqiu, Salsano Rrapi e Kleofina Pnishi.

“The Brave“ është një film i frymëzuar nga ngjarjet e Lazaratit. Filmi është bashkëprodhuar nga DigitAlb, 3 Amigos, Mercury films dhe Cukali Films.

 

Source: Televizion