Pharrell Williams është bërë pjesë e filmit të ri të animuar, “The Grinch”, me protagonist kryesor Benedict Cumberbatch, në cilësinë e narratorit.

“The Grinch”, me regji të Yarrow Cheney e Scott Mosier, mban firmën e “Illumination Entertainment”, e njëjta studio që ka realizuar një sërë filmash “Despicable Me”. Williams ka kompozuar muzikën e këtyre filmave. Kënga e tij “Happy”, e përfshirë në kolonën zanore të “Despicable Me 2”, u bë hit botëror në vitin 2013.

Sipas “Deadline”, kantautori, përveç narracionit, ka kompozuar dhe do të këndojë një këngë origjinale në film. Kompozitori i filmit të animuar, Danny Elfman ka punuar për një version të ri të temës klasike muzikore të “Grinch”, “You’re a Mean One”.

Benedict Cumberbatch do të jetë zëri i shpirtkeqit Grinch, që jeton si eremit në një shpellë, së bashku me qenin e tij Max. Në kastin e aktorëve që u japin zërin personazheve të animuar janë edhe Ariel Winter, Rashida Jones, Kenan Thompson, Cameron Seely dhe Angela Lansbury, “Zonja e Verdhë” e ekranit.

Source: Televizion