Pas gjashtë vitesh Rita Ora është rikthyer me diçka të madhe.

E famshmja kosovare, që tashmë ka bërë bujë në mbarë botën, ka lançuar albumin e saj më të ri, pasi s’kishte publikuar që nga viti 2012.

27-vjeçarja është bërë artisja britanike me dëgjueshmërinë më të lartë edhe në “Top 10 UK”.

“Phoenix” është albumi që ka lansuar Rita, e ku mirë dallohet vokali i saj i fuqishëm.

Prestigjiozja “The Guardian” ka shkruar një artikull dedikuar Ritës, duke e vlerësuar lartë suksesin dhe talentin e këngëtares kosovare.

“”Keep Talking” me “Julia Michales” dhe “Girls”, ishin dy këngë euforike të Ritës, por Rita u rikthye edhe më fuqishëm me albumin “Phoenix”, këtu vërehet qartazi se Rita është e mrekullueshme”, thuhet ndër të tjera.

Source: Tendence