“Netflix” ende nuk e ka deklaruar datën zyrtare të daljes së “The Irishman”, pasi po hasen vështirësi për shpërndarjen në kinematë amerikane.

Sipas “New York Times”, kolosi i streaming është në bisedime me zinxhirin e kinemave “AMC” dhe “Cineplex”, për periudhën kur filmi mund të dalë nëpër salla.

Ndërsa “Netflix” dëshiron ta vërë në dispozicion “The Irishman” në streaming pak pas debutimit në kinema, kërkohet që filmi i Scorsese të qëndrojë në salla për rreth tri javë përpara daljes online.

Përveç rikthimit të Scorsese me Robert De Niro, Joe Pesci e Harvey Keitel, “The Irishman” përfaqëson edhe bashkëpunimin mes regjisorit dhe Al Pacino.

Source: Televizion