Një kapitull i ri i alienit në trupin e njeriut do të tregohet në ekranin e vogël.

“The Man Who Fell To Earth”, film i vitit 1976 ku David Bowie interpretonte një alien në trup njeriu do të bëhet serial televiziv.

Filmi do të adaptohet për ekranin e vogël nga “CBS All Access”, me regji të Alex Kurtzman, që do të bashkëpunojë me Jenny Lumet edhe me skenarin dhe produksionin.

Kasti i aktorëve ende nuk është zbuluar. Sipas “Variety”, seriali do të tregojë historinë e kapitullit pasues të filmit dhe romanit me të njëjtin titull të Walter Tevis.

Source: Televizion