Producentët e “The Meg” po punojnë për vazhdimin e filmit me protagonist kryesor Jason Statham. Lajmi u bë i ditur në “U.S.-China Entertainment Summit” në Los Anxhelos.

Producentja ekzekutive e filmit Catherine Xujun Ying deklaroi për “Variety”: “Projekti është ende në fazë zhvillimi. Po mundohemi ta mbajmë sa më sekret të jetë e mundur”.

“The Meg” rezultoi të ishte filmi me suksesin më të madh për një bashkëproduksion SHBA-Kinë, duke arritur në 527.8 milionë dollarë, duke thyer rekordin e mëparshëm të “Kung Fu Panda 3”, me 521 milionë.

Filmi i parë pati për regjisor Jon Turteltaub dhe aktorë Jason Statham, Bingbing Li, Ruby Rose, Jessica McNamee, Rainn Wilson, Cliff Curtis, Ólafur Darri Ólafsson, Masi Oka, Page Kennedy e Andrew Grainger.

Statham aktualisht është i angazhuar me xhirimet e “Hobbs and Shaë”, spinoff-i i “Fast and Furious”, së bashku me Dëayne Johnson.

Source: Televizion